LSDM kërkon shtyrjen e ndryshimeve ligjore për tregtarët

Maqedonia

LSDM kërkon shtyrjen e ndryshimeve ligjore për tregtarët

Më: 19 janar 2019 Në ora: 17:24
LSDM

Pas protestës së tregtarëve që u mbajt dje në Kuvendin e Maqedonisë, LSDM u deklarua se kërkon shtyrjen e ndryshimeve ligjore për tregtarët.

“Grupi kuvendar i LSDM-së do të kërkojë dhe do të angazhohet për shtyrjen e zbatimit të ndryshimeve, me qëllim të mundësohet kohë që palët e prekura të vijnë me zgjidhje të përbashkët. Bujqit, pensionistët dhe të gjithë tregtarët të jenë shkupjanë, do të gjendet zgjidhje ku secili do të mund që dinjitetshëm dhe me nder të fitojë denarë plus, por edhe zgjidhje ku do të sigurohet ndrydhet ekonomia gri”, deklaroi Dime Vellkovski, deputet i LSDM-së dhe koalicionit.

Ai shtoi se institucionet, shitësit dhe organizatorët e tregjeve kanë nevojë për tryezë ku do të bisedojnë se si do të përmirësohet puna e tregtarëve dhe të arrihet zgjidhe ku të mbrohen të gjitha palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat