Mbi 500 mijë të punësuar konsiderohen të varfër

Maqedonia

Mbi 500 mijë të punësuar konsiderohen të varfër

Më: 19 janar 2019 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Gjysmë milioni qytetarë të vendit, ndonëse të punësuar, konsiderohen të varfër.

Këtë informacion alarmues e zbuloi Olivera Doçevska nga OJQ Platforma luftën kundër varfërisë.

Sipas statistikave, ndoshta ky fenomen negativ mund të jetë në rënie, por në realitet është tërësisht diçka tjetër, tek më të rinjtë, por edhe te personat e në moshën e tretë, varfëria rritet me një ritëm të përshpejtuar. Nevojiten numër i madh masash, programe dhe zgjidhje ligjore.

“Është shumë e vështirë në Republikën e Maqedonisë të thuhet se kush është i varfër dhe kush nuk është. Imagjinoni kemi gjysmë milion të varfër- të punësuar, dhe kjo është ajo normë nën të ardhurat minimale dhe paga minimale”, deklaroi Olivera Docevska- Platforma Maqedonase Kundër Varfërisë.

Shumica e qytetarëve të anketuar vlerësojnë se standardi i ulët dhe fuqia blerëse e dobët e të rinjve është një arsye e mjaftueshme për t’u larguar nga vendi. Megjithatë, tek disa qytetarë ende ka optimizëm.

Nga Ministria e punës dhe politikës sociale thonë se zgjidhjet e reja ligjore do të ndikojnë në reduktimin e varfërisë. Me paketën e ligjeve të reformës sociale që janë në procedurë parlamentare, vlerësojnë se situata tek kategoritë e rrezikuara të qytetarëve do të përmirësohet.

Ndihmën në para e rrisim për 300%. Një familje tipike me dy fëmijë të cilët shkojnë në shkollë do të marrë 10.600 denarë. Vëmendje të veçantë do t’i kushtohet aktivizimit të  personave të aftë për punë në tregun e punës përmes kualifikimit të tyre dhe rikualifikimit. Shtesa për fëmijë, nga 3.200 fëmijë deri tani, do të përdoret nga 73,500 fëmijë dhe arsimin në vend të 3,800 fëmijëve, 64,316 fëmijë, sepse të drejtë të këtyre shtesave do të kenë familjet me të ardhura minimale- thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Të dhënat zyrtare të statistikave shtetërore thonë se shkalla e varfërisë në vend është 22%. Më shqetësuese është situata mes të rinjve deri në moshën 17 vjeçe, ku varfëria arrin në 30 për qind. 16 për qind e pensionistëve konsiderohen të varfër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat