Maqedoni, nesër nxënësit fillojnë me gjysmë vjetorin e dytë

Maqedonia

Maqedoni, nesër nxënësit fillojnë me gjysmë vjetorin e dytë

Më: 20 janar 2019 Në ora: 12:24
Ilustrim

Nxënësve sot ju mbaron pushimi dimëror, rreth 270.000 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, ku 20.000 prej tyre janë të klasës së parë nesër kthehen në mësim për gjysmë vjetorin e dytë të vitit arsimor 2018/2019.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës para një jave njoftoi se mund të ketë anulim të gjysmë vjetorit të dytë për shkak të sëmundjes së fruthit dhe do të jetë me koordinim me ministrinë e Shëndetësisë dhe ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, por Komisioni për sëmundje ngjitëse i ministrisë së Shëndetësisë para dy ditë doli me përfundim se nuk ka vazhdim të gjysmë vjetorit për nxënësit.

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi informoi draft-versioni i dytë i ligjit të ri për shkollë fillore është në fazën përfundimtare dhe së shpejti do të shpallet regjistri elektronik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat