Plani për zbatimin e gjuhës shqipe

Maqedonia

Plani për zbatimin e gjuhës shqipe

Më: 20 janar 2019 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Një trup koordinativ i përbërë nga Ministra, deputetë e funksionarë tjerë të BDI-së, do t`i propozojnë Qeverisë së Maqedonisë një plan i cili detajisht do të parashikojë se cilët institucione dhe në çfarë mënyre do ta zbatojnë Ligjin e Gjuhëve. Ky obligim i shtetit imponon harxhime plotësuese dhe punësime të reja.

Ndërkaq, Dekani i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës thotë se universitetet e shohin veten si pjesë në zbatimin e ligjit. Kjo sipas tij do të ketë ndikim edhe në punësime të reja.

Siç njoftohet, muajin e ardhshëm do të organizohet një Konferencë Donatorësh ku pritet ndihma në mjete financiare, në teknikën e përkthimeve dhe trajnimeve nga vende që kanë përvoja me dygjuhësinë dhe shumëgjuhësinë. Rrjedhimisht, gjuha shqipe si zyrtare shfrytëzohet në Parlament, kurse me Ligjin e ri do të përdoret edhe në Qeveri, Ministritë, organizatat shtetërore, ndërmarrjet, drejtoritë e agjencitë. Që do të thotë se edhe në qytete ku shqiptarët janë më pak se 20%, institucionet që janë shtetërore do të duhet të aplikojnë dygjuhësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat