Maqedoni, sindikata e arsimit paralajmëron grevë

Maqedonia

Maqedoni, sindikata e arsimit paralajmëron grevë

Më: 20 janar 2019 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Disa ditë para fillimit të gjysmë vjetorit të dytë, Sindikata e arsimit paralajmëron grevë për shkak të mos plotësimit të kërkesave të tyre.

Arsimtarët të revoltuar për shkak të pagave të ulëta dhe reduktimin në kategorinë e rasteve sociale. Jakim Nedellkov, i pari i sindikalistëve, për Alsat deklaroi se i injoron kërkesat e tyre.

Shqetësuese për kreun e sindikatës është ikja e mësimdhënësve në vendet perëndimore për kushte më të mira jetese.

Protesta e parë është paraparë për 26 janar në Shtip.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat