Mungesa e parkingut në Kodrën e Diellit, qytetarët detyrohen të ecin nga 3km - Bota Sot
Mungesa e parkingut në Kodrën e Diellit, qytetarët detyrohen të ecin nga 3km

Maqedonia

Mungesa e parkingut në Kodrën e Diellit, qytetarët detyrohen të ecin nga 3km

Më: 20 janar 2019 Në ora: 21:18
Kodra e Diellit

Ditë fundjave. Shumë qytetarë janë nisur që ditën ta kalojnë në Kodrën e Diellit. Por për të arritur atje ata detyrohen që të ecin në këmbë rreth 3 km. E krejt kjo shkaku i mungesës së parkingut në këtë qendër turistike.

Nga mungesa e parkingut ne Kodrën e Diellit, janë të shqetësuar edhe bizneset që funksionojnë në këtë qendër turistike.

“Derisa janë pushimet e shkollave vizitohet mjaft edhe pse ka një ngecje të mysafirëve vendor për shkak të mungesës së parkingjeve. Sot kemi një rënie të mysafirëve, për shkak se parkingjet edhe maltretimet që prej 3-4 km duhet të ecin në këmbë. Shumë 50 % rënie nga problemi i parkingjeve”, tha Hashim Hasani-Hotel Scardus.

Në Kodrën e diellit vijnë turist edhe nga Shqipëria. Njeri prej tyre thotë se 5 vjet rresht vjen këtu, por asnjëherë nuk ka parë ndonjë investim të ri.

“Është viti i 5 që ne sjellin turist nga Shqipëria dhe ka goxha interesim për të vizituar dhe për të provuar pistat e skijimit në Kodrën e Diellit. Por përveç një degradimi sa u përket kushteve nga infrastruktura që ka pikërisht Kodra e Diellit asgjë të re nuk ka sa i përket infrastrukturës. Për sa i përket investimeve që duhet të ketë Kodra e Diellit ato nuk kanë ndodhur që këtu e 5 vite”, u shpreh Elton Apoloni Agjencia Weekend Travel- Tiranë.

“Për mua nuk ka ndryshuar asgjë që nga viti parë deri në vitin e katërt. Pistat e skijimit janë të shfrytëzueshme janë disa terrene që neve mundemi ta frekuentojmë si nga ana e skijimit, si nga ana e teleferikut. Kodra e Diellit duhet të ketë më shumë investime të pjesa e bareve restoranteve që mund të jenë më afër skive”, tha ISI Kullaci- turiste nga Shqipëria.

Ndryshe Qendra turistike Kodra e Diellit ka një kapacitet prej 110 km katror të cilët aktualisht po shfrytëzohen vetëm 12 kilometra. Para disa ditëve përmes protestave shprehën revoltën për kushtet jo të mirë në këtë qendër turistike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...