Sot vazhdon gjykimi për të “enjten e përgjakshme” në Kuvendin e Maqedonisë - Bota Sot
Sot vazhdon gjykimi për të “enjten e përgjakshme” në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Sot vazhdon gjykimi për të “enjten e përgjakshme” në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 21 janar 2019 Në ora: 08:43
Kuvendi i Maqedonisë

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, kundër 18 personave.

Kjo lëndë ndodhet në fazën përfundimtare dhe në seancën e sotme pritet që prokurorja Villma Ruskovska të përfundojë ndryshimin e aktit prokuror në pajtim me Ligjin për amnisti dhe të fillojë procesi i fjalëve përfundimtare.

Në bankën e të akuzuarve kanë mbetur ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov, shefi në MPB për operacione speciale Dushko Llazarov, Igor Durllovski, Jane Çento dhe Igor Jug, si dhe 13 të akuzuar tjerë të cilëve ju refuzuan kërkesat për amnisti.

Ndryshe, seanca e kaluar u anulua pasi siç tha gjykatësja Dobrilla Kacarska, Gjykata e Apelit nuk ka pasur kohë të mjaftueshme të shqyrtojë ankesat e atyre që u ishin refuzuar kërkesat për amnisti.

Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit filloi në gusht të vitit të kaluar kundër gjithsej 33 personave, prej të cilëve 31 akuzoheshin për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe 2 të tjerë për veprën “nxitje”, ndërsa sipas Ligjit për amnisti 15 persona u liruan nga akuzat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...