Delegacion i Kuvendit të Maqedonisë në Sesionin Dimëror të APKE-së

Maqedonia

Delegacion i Kuvendit të Maqedonisë në Sesionin Dimëror të APKE-së

Më: 21 janar 2019 Në ora: 10:46
Kuvendi i Maqedonisë

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të udhëhequr nga shefi i Delegacionit, Betian Kitev, në përbërjen e të cilit janë deputetët Shpresa Hadri dhe Afrim Gashi, do të marrin pjesë në pjesën e parë të sesionit të rregullt dimëror të AP-së së KE-së, që mbahet në Strasburg, Francë prej 21 deri më 25 janar 2019.

Në Sesion do të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Asamblesë. Fjalim të tij do të ketë edhe presidenti i Finlandës. Gjithashtu, ministri i Punëve të Jashtme i Finlandës do ta bart komunikimin e Komitetit të Ministrave, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i AP-së së KE-së do të mbajë fjalim në Asamble.

Gjatë kohës së punës, Asambleja do të mbajë debat të përbashkët për mediet në pronësi publike në kontekst të dezinformimit dhe propagandës, si dhe për lirinë e medieve si kusht për zgjedhjet demokratike. Do të diskutohet edhe për sundimin e internetit dhe të drejtat e njeriut.

Gjatë kohës së sesionit AP-ja e KE-së do t’i plotësojë udhëzimet për referendume të drejta dhe do ta shqyrtojë kompatibilitetin e së Drejtës së Sheriatit me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Krahas kësaj, Asambleja do të vlerësojë se tërheqja e nacionalitetit si masë për luftën kundër terrorizmit është qasje e cila është kompatibile me të drejtat e njeriut dhe do të diskutohet për avancimin e të drejtave të personave që u takojnë pakicave nacionale.
Debati i dytë i përbashkët do të fokusohet në diskriminimin në qasjen për t’u punësuar dhe nevojën për fuqinë punëtore përfshirëse.

Janë kërkuar dy debate urgjente – njëri për “Agresionin e hapur rus kundër Ukrainës: prishja e procesit të paqes dhe kërcënimi për sigurinë evropiane”, ndërsa i dyti për “Situatën e përkeqësuar të politikanëve opozitarë në Turqi: çka të bëhet që t’i mbrojnë të drejtat e tyre fondamentale në vendin anëtar të Këshillit të Evropës?”.

Me iniciativë të kryetarit të AP-së së KE-së, në një ceremoni të shkurtër të seancës plenare më 21 janar, anëtarët do të angazhohen të ndërmarrin aksion në parlamentet e tyre nacionale për ç’rrënjosjen e seksizmit, shqetësimit dhe dhunës ndaj femrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat