Gruevski tërheq padinë për shpifje ndaj Zaevit në lidhje me “Bankën e Maqedonisë” - Bota Sot
Gruevski tërheq padinë për shpifje ndaj Zaevit në lidhje me “Bankën e Maqedonisë”

Maqedonia

Gruevski tërheq padinë për shpifje ndaj Zaevit në lidhje me “Bankën e Maqedonisë”

Më: 21 janar 2019 Në ora: 11:51
Nikolla Gruevski, Zoran Zaev

Nesër nuk do të mbahet seancë gjyqësore për padinë për shpifje dhe ofendim të Nikolla Gruevskit kundër Zoran Zaevit.

Sipas Makfaks, ish-kryeministri përmes avokatit të tij ka njoftuar se e tërheq padinë kundër Zaevit për deklaratat e tij në lidhje me rastin “Banka e Maqedonisë”.

Nga Gjykata Themelore Shkupi 2 kanë thënë se “paditësi përmes ndihmësit të tij ka njoftuar gjykatën se tërhiqet nga padia në tërësi”.

Zaev me vendim të plotfuqishëm u dënua se publikisht ka shpifur për ish-kryeministrin në lidhje me shitjen e “Bankës së Maqedonisë”. Zaev është dashur të paguajë 50 mijë euro dëmshpërblim për shpifje dhe ofendim për Nikolla Gruevskin.

Më pas Gruevski përmes avokatit të tij Nikolla Dodevski, tha se tërhiqet nga marrja e kësaj shume me arsyetimin se paratë nuk janë motiv për ngritjen e padisë, por të pastrohet nderi i Gruevskit.

Gjykatësit e Apelit vendosën që Gruevski është shpifur, por në vendim kërkuan që të përsëritet procedura vetëm për shumën dhe të vlerësohet edhe një herë dëmi shpirtëror që i është shkaktuar kryeministrit të atëhershëm. Pikërisht për këtë procedurë nesër nuk do të mbahet seancë, pasi Gruevski ka hequr dorë nga kjo padi.

Zaev në deklaratën e tij para opinionit kishte thënë se “babai i krimit në Maqedoni është Nikolla Gruevski dhe se ai ka marrë para kesh prej 1.5 milionë eurove nga biznesmenë të huaj dhe se ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 225 mijë euro për mos pagesë të tatimit, si dhe personalisht ia ka shitur “Bankën e Maqedonisë” biznesmenit serb Jovica Stefanoviq, i cili është i njohur si ‘shefi Nini'”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...