LSDM dhe BDI këtë javë do të vendosin se a do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Maqedonia

LSDM dhe BDI këtë javë do të vendosin se a do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Më: 21 janar 2019 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Deri në fund të kësaj jave do të dihet nëse së bashku me zgjedhjet presidenciale, do të organizohen edhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare siç kërkojnë nga opozita. Vendimi do të merret nga organet partiake të partive në pushtet LSDM dhe BDI.

“Këtë javë pres bisedime serioze edhe brenda koalicionit, brenda kuadrit të LSDM-së, nëse së bashku me zgjedhjet presidenciale, do të kemi edhe zgjedhje parlamentare”, tha sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

“Mendoj se fokusi i përgjithshëm në gjithçka që kemi njoftuar në fillim të mandatit tonë duhet të realizohet në disa javët e ardhshme. Dhe kështu jam e bindur se do të fitojmë mbështetjen e duhur në çdo zgjedhje”, tha Sheqerinska.

Në LSDM ka mendime të ndryshme nëse me zgjedhjet presidenciale duhet të ketë edhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dy ditë më herët njoftoi se me zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen edhe zgjedhje e parakohshme parlamentare.

Dhe nga BDI konfirmojnë se ditët e ardhshme do të takohet me partnerët e koalicionit, të cilët gjithashtu do të diskutojë mbi kandidatin e përbashkët për zgjedhjet presidenciale.

“Qëndrimi i BDI-së është se është koha që Maqedonia të ketë një kandidat konsensual për presidentë. Një kandidat që tejkalon linjat etnike dhe partiake që do të bashkojë dhe do të jetë zëri në kohë krize”, tha zv. kryeministri për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani.

Nëse partitë bien dakord, zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të shpalleshin nga mesi i muajit mars, ndërsa do të mbaheshin më 5 maj kur janë caktuar mbajtja e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat