Trajkovski: Procedura disiplinore kundër meje është sulm ndaj të drejtave të pacientit

Maqedonia

Trajkovski: Procedura disiplinore kundër meje është sulm ndaj të drejtave të pacientit

Më: 21 janar 2019 Në ora: 21:44
Nikolla Gruevski

Është paraqitur propozimi për ngritje të procedurës disiplinore kundër zyrtarit të doganave, Aleksandar Trajkovski, i cili mori leje mjekësore për të shkuar në Budapest, ku u fotografua së bashku me ish-kryeministrin Nikolla Gruevskin.

“Abuzimi me pushimin mjekësor e kamë kryer sepse kamë shkuar për kontrolle në spital në Republikën e Hungarisë (për të cilat kamë të dhëna mjekësore të kontrolleve) a nuk kamë të drejtë për këtë, gjegjësisht nuk kam të drejtë për një mendim të dytë mjekësor. Kjo procedurë e filluar do të thotë një sulm i drejtpërdrejtë mbi të drejtat e pacientëve. Kjo procedurë drejtpërdrejtë shkel të drejtat e njeriut. Dhe së fundi kjo procedurë nuk do të thotë asgjë tjetër përveç hakmarrje politike ndaj meje si një anëtar i OBRM-PUKM-së dhe si këshilltar në komunën e Gazi Babës nga radhët e OBRM-PDUKM-së”, shkruan Trajkovski në Facebook.

Trajkovski, për këtë njoftoi se do të paraqet parashtresat e duhura pranë institucioneve dhe organizatave kompetente për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat