Bekteshi: BDI do të thërrasë debat publik për Ligjin e tregjeve të gjelbra

Maqedonia

Bekteshi: BDI do të thërrasë debat publik për Ligjin e tregjeve të gjelbra

Më: 22 janar 2019 Në ora: 00:31
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sonte njoftoi se në ditët e ardhshme koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi do të thërrasë debat publik që do të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për Ligjin e Tregtisë të tregjeve të gjelbra.

“Duke pasur parasysh se ne nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm për motivet pse një vit pas miratimit të vendimit ligjor kanë dalë të gjitha këto probleme, ne kemi vendosur që koordinatori ynë Alimi në ditët e ardhshme të thërras debat publik e cila do të mbahet në Kuvend.

Nga debati publik do të dalin vendimet e ardhshme”, tha Bekteshi për “24Analiza”.

Ljupço Lazeski nga grupi i Tregjeve në Odën Ekonomike të Maqedonisë njofton se atmosfera është e tensionuar dhe shtoi se numri i tezgave ka fillua të bjerë në mënyrë drastike. Tregtarët, siç tha ai, nuk janë të informuar mjaftueshëm se çfarë po ndodh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat