Rritja ekonomike, Kosova para Maqedonisë

Maqedonia

Rritja ekonomike, Kosova para Maqedonisë

Më: 22 janar 2019 Në ora: 09:27

Raporti i fundit i Bankës Botërore për ekonominë globale ka parashikuar se Kosova do të ketë rritje ekonomike prej 4.5 përqind në vitet 2019, 2020 dhe 2021, ndërsa Maqedonia 2.9% në 2019, 3.2% në 2020, 3.3% në 2021, sipas kësaj mund të konstatohet se Kosova edhe pse shteti më i ri në Ballkan, për nga zhvillimi ekonomik lë prapa shumë Maqedoninë,

Rritja ekonomike e parashikuar për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor është:

– Shqipëria 3.6% në 2019 dhe 3.5% në vitet 2020 dhe 2021;
– Serbia 3.5% në 2019, 4.0% në vitet 2020 dhe 2021;
– Mali i Zi 2.8% në 2019, 2.5% në vitet 2020 dhe 2021;
– Bosnje-Hercegovina 3.4% në 2019, 3.9% në 2020, 4.0% në 2021.

Raporti “Gjasat Globale Ekonomike”, i publikuar këtë muaj, parashikon ulje të rritjes ekonomike në botë duke konkluduar se “aktiviteti i zvogëluar ekonomik dhe rreziqet e shtuara po mjegullojnë gjasat globale ekonomike”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat