Trajanov: Modeli aktual zgjedhor forcon LSDM-në dhe OBRM-PDUKM-në

Maqedonia

Trajanov: Modeli aktual zgjedhor forcon LSDM-në dhe OBRM-PDUKM-në

Më: 22 janar 2019 Në ora: 10:59
Ivan Trajnov

Në lidhje me kërkesat e OBRM-PDUKM-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Lidhja Demokratike e Maqedonisë e promovon idenë që Maqedonia të bëhet një njësi zgjedhore

Për demokratizimin e vendit dhe çmontimin e “sistemit një partiak”, duhet të bëhet hap i madh, ndërsa ajo është që të ndryshohet Kodi Zgjedhor, me të cilën do të caktohet që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore.

“Vetëm me një njësi zgjedhore përbërja e Kuvendit do të ishte reflektim real i vullnetit të qytetarëve dhe do të rritej përgjegjësia e e pushtetit ekzekutiv, si dhe ndikimi i qytetarëve gjatë marrjes së vendimeve thelbësore për perspektivat e vendit. Modeli aktual zgjedhor me gjashtë njësi zgjedhore, ndryshimi i financimit të partive politike, prezantimi në media, renditja e partive politike në fletët e votimit, përbërja e komisioneve zgjedhore, Komisioni Shtetëror Zgjedhor, i forcon të dyja partitë, OBRM-PDUKM-në dhe LSDM-në, duke u mundësuar atyre që 28 vjet të qëndrojnë në pushtet, pa pasur mundësi që një parti e tretë të vijë në pushtet”, thonë nga Lidhja Demokratike e Maqedonisë.

Lidhja Demokratike vlerëson se duhet të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe të sigurohen kushte për konkurrencë të drejtë, që pastaj të organizohen zgjedhje parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat