Zaev: Kemi më shumë se 10 kandidatë për president nga të gjitha bashkësitë etnike - Bota Sot
Zaev: Kemi më shumë se 10 kandidatë për president nga të gjitha bashkësitë etnike

Maqedonia

Zaev: Kemi më shumë se 10 kandidatë për president nga të gjitha bashkësitë etnike

Më: 22 janar 2019 Në ora: 14:26
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, sot tha se LSDM po bëhen anketa për matjen e rejtingut të kandidatëve potencial për kryetar të shtetit.

Zaev tha se në anketa janë më shumë se dhjetë emra, prej të cilëve ka pjesëtar nga gjitha bashkësitë etnike.

“Mes tyre ka maqedonas, shqiptarë, turq, serb. Anketat bëhet për të parë se si mendojnë qytetarët. Po bëjmë vlerësime të kryqëzuara me emra nga pala tjetër, që të tentojmë në koalicion të vijmë me vendim dhe të gjejmë personalitet i cili do të jetë më i pranueshëm”, tha Zaev.

Ai tha se për kandidatin për president do të bisedojë edhe me partitë opozitare, që siç tha, të përfshihen më shumë palë dhe të ketë vendim më konsensual.

“Kandidati për president konsensual nuk duhet të zgjedhet mes Zaevit dhe Ahmetit, Gashit dhe Ahmetit ose Enes Ibraimit dhe Samka Ibraimoskit, të themi. Por duhet nga qytetarët. Ka njerëz të tillë në Maqedoni dhe ne do t’i gjejmë. Do të kërkojmë kandidat që do të jetë president i të gjithëve dhe nuk do t’i ketë dobësitë e presidentit të deritanishëm, në pjesën e shoqërisë multikulturore dhe në pjesën e integrimeve të Maqedonisë”, tha Zaev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...