Zaev- Loringhofer: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të ketë impakt pozitiv për vendin dhe gjithë rajonin - Bota Sot
Zaev- Loringhofer: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të ketë impakt pozitiv për vendin dhe gjithë rajonin

Maqedonia

Zaev- Loringhofer: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të ketë impakt pozitiv për vendin dhe gjithë rajonin

Më: 22 janar 2019 Në ora: 14:41
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sot ka realizuar takim me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për zbulim dhe siguri, Arnd Loringhofer, ku është përcjellë mbështetja nga gjitha shtetet e NATO-s në hapat final për anëtarësim në NATO me shpresë se Republika e Maqedonisë do të jetë anëtarja e 30-të e Aleancës.

Në takim siç informon pres shërbimi qeveritar është konstatuar se ndodhitë pozitive në vend janë lajm i mirë edhe për botën, ndërsa është shprehur poashtu edhe më mbështetje në drejtim të reformave dhe legjislacionin ligjor në pjesën e profesionalizimit dhe efikasitetit të shërbimeve të sigurisë.

“Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO do të ketë impakt pozitiv për vendin tonë, por edhe në mbarë rajonin, pasi sjell stabilitet. Ajo do të ndikojë edhe në zhvillimin e ekonomisë, pasi investitorët para së gjithash nisen nga stabiliteti kur vendosin që të investojnë. Jemi në kontakte serioze me kompani të njohura botërore të cilët janë të interesuara për investime në rajon dhe kemi sinjale pozitive se në Republikën e Maqedonisë shohin si mundësi serioze për shkak të perspektivave të hapura të NATO-s”, ka thënë kryeministri Zaev.

Zaev, madje ka nënvizuar se reformat në shërbimet e sigurisë zhvillohen përmes një procesi inkluziv, por edhe sipas modeleve të shteteve anëtare të NATO-s dhe ka paralajmëruar se edhe në hapat e mëtejmë, Qeveria ngushtë do të bashkëpunojë me shtetet e NATO-s lidhur me rrumbullakimin në profesionalizimin e sektorit të sigurisë pasi qëllimi i Maqedonisë është të jetë partnere shembull në NATO.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i lartë i NATO-s, Loringhofer ka shprehur falënderim për kontributin e shtetit tonë në misione paqësore dhe rritjen e pjesëmarrjes së ushtarëve të ARM-së në misionet në Afganistan.

Në takim siç thuhet në kumtesë, është biseduar edhe për situatën aktuale të sigurisë në shtet dhe rajon. Zaev ka shprehur mirënjohje deri te përfaqësuesit e NATO-s për takimin e sotëm si dhe mbështetjen në vazhdimësi që vjen nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe nga shtetet anëtare për Maqedoninë, ndërsa i ka vlerësuar si inkurajuese për institucionet, sistemin gjyqësor, administratën, mediat, qytetarët, se shteti lëvizë në drejtim të duhur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...