Reshje të borës në pjesët malore të Maqedonisë, mjegull në Strazhë

Maqedonia

Reshje të borës në pjesët malore të Maqedonisë, mjegull në Strazhë

Më: 22 janar 2019 Në ora: 19:41
Ilustrim

Komunikacioni i rrugëve shtetërore po zhvillohet nëpër korsi të lagështa, te pjesët më të larta në pjesën perëndimore të shtetit ka mbetje të borës në korsi.

Siç njoftojnë nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”, reshje të borës me intensitet të borës ka në Kodër Dielli, kurse me intensiteti më të dobët në Mavrovë, Krushevë dhe në Strazhë dhe Bukovë.

Për shkak të mjegullës, dukshmëria është ulur prej 20 deri 50 metra në Strazhë.

Intensiteti i komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje për hyrje dhe dalje nga shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat