Zaev: Nuk më pengon që Presidenti i Maqedonisë të jetë shqiptar

Maqedonia

Zaev: Nuk më pengon që Presidenti i Maqedonisë të jetë shqiptar

Më: 23 janar 2019 Në ora: 07:16
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar sot se nuk e pengon aspak që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Maqedoni të zgjedhet një president nga radhët e komunitetit shqiptar.

Mirëpo fillimisht duhet të bëhen anketa dhe kalkulime se cilin e dëshirojnë qytetarët dhe cilit i besojnë, pavarësisht ai të jetë shqiptarë, serb, turk apo rom.

Ne posedojmë më shumë se dhjetë emra të cilët deri më tani janë treguar si kandidat më të denjë, dhe në fund do të zgjedhim një kandidat konsensual ka deklaruar Kryeministri i vendit Zoran Zaev në emisionin 200 me Nazim Rashidin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat