Marko Zvrlevski merret në pyetje për përgjimin e prokurorëve

Maqedonia

Marko Zvrlevski merret në pyetje për përgjimin e prokurorëve

Më: 23 janar 2019 Në ora: 11:10
Marko Zvrlevski

Ish kryeprokurori, Marko Zvrlevski, është intervistuar për skandalin e fundit me “përgjimin” e telefonisë fikse në Prokurorinë Republikane.

Sipas Nezavisen, Zvrlevski ka qenë dëshmitari i fundit që është marrë në pyetje për skandalin në fjalë.

Lajmin për përgjimin e bisedave në në Prokurorinë Themelore e njoftoi kryeprokurori aktual Ljubomir Joveski, në nëntor të vitit të kaluar, duke thënë se në qendrën e telefonisë fikse në Prokurorinë Republika janë zbuluar dy hard-disqe me biseda të përgjuara të prokurorëve.

Krahas Zvrlevskit, lidhur me këtë procedurë para-hetimore në Prokurorinë e Shkupit janë marrë në pyetje edhe 20 dëshmitarë tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat