OBRM-PDUKM: LSDM nuk ka realizuar asnjë reformë brenda dy viteve

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM nuk ka realizuar asnjë reformë brenda dy viteve

Më: 23 janar 2019 Në ora: 11:14
Ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se LSDM dhe Zoran Zaev nuk e kanë realizuar asnjë reformë dy vitet e fundit.

Sipas tyre, për dy vite shteti po mbytet në korrupsion, ekonomia po stagnon, investime kapitale nuk ka, shëndetësia është duke u rrënuar, ndërsa arsimi është gjunjëzuar.

“Për dy vjet realizohet vjedhje e përgjithshme në të gjitha sferat me arsyetimin absurd se edhe funksionari më i ulët i LSDM-së ka qenë i fokusuar në negociatat me Greqinë. Me hyrjen në fushatë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Maqedonisë nuk do të funksionojë Kuvendi, ndërsa partitë do të fokusohen në promovimin e kandidatëve. Prandaj është absurd arsyetimi i Zaevit se nuk duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkak të gjoja reformave”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se LSDM duhet të largohet nga pushteti dhe se qytetarët meritojnë të ardhme më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat