Shtyhet gjykimi për rastin “Titanik 2”, para muajit mars pritet aktgjykimi

Maqedonia

Shtyhet gjykimi për rastin “Titanik 2”, para muajit mars pritet aktgjykimi

Më: 23 janar 2019 Në ora: 12:16
“Titanik 2”

Sot në Gjykatën Penale ka vazhduar gjykimi për rastin e PSP-së “Titanik”, ndërsa për shkak të analizave shtesë rreth dëmit të shkaktuar nga rivotimi në një vendvotim në Strumicë në zgjedhjet lokale të vitit 2013, seanca e sotme u anulua.

Prokuroria dhe mbrojtja në seancën e sotme diskutuan rreth dëmit, ndërsa gjykata vendosi që të bëhen hetime shtesë dhe të konfirmohet dëmi i shkaktuar nga rivotimi.

Më 8 shkurt PSP do të thotë fjalët përfundimtare, ndërsa më 15 shkurt mbrojtja. Deri atëherë prokurorët dhe avokatët e tyre do të kenë kohë që të bëjnë hetimet për dëmin nga rivotimi.

Ndërsa pas fjalëve përfundimtare të Prokurorisë dhe mbrojtjes, më së voni deri në mars pritet që të shpallet edhe aktgjykimi për këtë rast.

Ndryshe, të akuzuar në lëndën “Titanik 2” janë ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, si dhe ish-anëtarët e KSHZ-së Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.

Sipas aktakuzës së PSP-së, Mijallkov dhe Thaçi janë marrë vesh dhe kanë arritur që në mënyrë ligjore të anulojnë votimin në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Strumicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat