Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi për vizitë në Maqedoni

Maqedonia

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi për vizitë në Maqedoni

Më: 23 janar 2019 Në ora: 12:55
Ivan Brajoviq

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni ku do të realizojë takim me homologun e tij Talat Xhaferi.

Siç njoftojnë nga Kuvendi, Brajoviq të mbajë fjalim edhe para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë ku më pas do të realizojë takim edhe me Liljana Kuzmanovskën dhe anëtarët e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin e Malit të Zi.

Pritet që përveç takimit me Xhaferin, Brajoviq të realizojë takime edhe me përfaqësues tjerë politik në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat