Brajoviq: Maqedonia është faktor i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit

Maqedonia

Brajoviq: Maqedonia është faktor i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit

Më: 23 janar 2019 Në ora: 15:47
Ivan Brajoviq

“Maqedonia ka bërë hapa historik para dhe besojmë se BE nga ana e saj do t’ia jep ndihmën e duhur. Nuk ka dyshime se një Maqedoni stabile, e suksesshme dhe evropiane, është faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe suksesin e rajonit tonë”.

Këtë sot mes tjerash e tha kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq, në fjalimin e tij para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai shtoi se ka dëshirë personale, që Kuvendi i Malit të Zi sa më parë ta ketë mundësinë ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

“Mali i Zi është në dispozicion që me përvojën e saj të ndihmojë në rrugën e integrimeve euroatlantike. Keni dhënë kontribut të madh për stabilitetin e rajonit tonë dhe promovimin e vlerave të vërteta. Me shembullin tuaj edhe një herë keni theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor edhe problemet më të vështira mund t’i zgjidhin me mjete diplomatike”, tha Brajoviq.

Brajoviq i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, më herët realizoi takim me kryetarit e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, si dhe u nënshkrua në librin e përshtypjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat