Eurostat: Maqedonia me rritjen më të madhe të bujtjeve turistike në BE - Bota Sot
Eurostat: Maqedonia me rritjen më të madhe të bujtjeve turistike në BE

Maqedonia

Eurostat: Maqedonia me rritjen më të madhe të bujtjeve turistike në BE

Më: 23 janar 2019 Në ora: 17:14
Ilustrim

Vitin e kaluar Maqedonia ka pasur numrin më të madh të bujtjeve turistike mes anëtarëve të Bashkimit Evropian, hapësirës evropiane ekonomike dhe kandidatëve për anëtarësim.

Sipas të dhënave statistikore të Bashkimit Evropian, Maqedonia vjet në krahasim me vitin 2017 ka pasur rritje të numrit të bujtjeve për 18.9%.

Numri i bujtjeve nga turistë të huaj në Maqedoni është rritur 22% ndërsa nga turistët e vendet për 13.1%. Maqedonia ka pasur 2.2 milion bujtje në vitin 2018.

Sipas të dhënave të Eurostat, numri i bujtjeve në Kosovë është rritur për 11.7% ku 6.9 janë të huaj, ndërsa të brendshëm janë 24.2%. Në Kosovë janë realizuar 300.000 bujtje. Mali i Zi ka pasur 4.2 bujtje me rritje prej 7.5% dhe ku bujtjet e turistëve të huaj është rritur për 7.9%. Kroacia vitin e kaluar ka pasur rritje prej 3.9% me 89.4 milion bujtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...