Ndalesë komunikacioni për kamionë në rrugët Strugë-Qafëthanë dhe Gostivar-Mavrovë

Maqedonia

Ndalesë komunikacioni për kamionë në rrugët Strugë-Qafëthanë dhe Gostivar-Mavrovë

Më: 23 janar 2019 Në ora: 19:45
Ilustrim

Reshjet e dëborës që nga pasditja e kanë rënduar komunikacionin në rrugët e Maqedonisë.

Siç njoftojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë, në rrugën Gostivar-Mavrovë vendosur ndalesë për automjete të rënda transportuese.

Edhe në rrugën Strugë-Qafëthanë është vendosur ndalesë për automjetet e rënda transportuese ndërsa nga LAMM rekomandojnë lëvizje të kujdesshme me shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat