Zaev: Do të jem i pari që do të marr pasaportën në gjuhën shqipe - Bota Sot
Zaev: Do të jem i pari që do të marr pasaportën në gjuhën shqipe

Maqedonia

Zaev: Do të jem i pari që do të marr pasaportën në gjuhën shqipe

Më: 23 janar 2019 Në ora: 21:22
Zoran Zaev

Në intervistën e parë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në vend, Kryeministri Zaev deklaroi se Ligji për gjuhët do të implementohet dhe ai do të jetë qytetari i parë maqedonas që pasaporta e tij do të përmbajë edhe gjuhë shqipe.

I ftuar në televizionin shqiptar në Maqedoni ‘Alsat’, në “Programi 200” përballë gazetarit Nazim Rashidi, Zoran Zaev sqaron edhe se është Komisioni i Venecias ai që do të vulosë përfundimisht ligjin dhe sulmoi opozitën për mbjellje të nacionalizmit..

“Me vetë Ligjin që është miratuar dhe siç e thotë edhe Kushtetuta jonë, gjuhë e parë dhe oficiale është gjuha Maqedonëse dhe gjuha tjetër e dytë eshtë gjuha shqipe. Për këtë arsye nuk duhet të kenë dilema as maqedonasit dhe as shqiptarët pikërisht për këtë arsye është dërguar Ligji për gjuhët në Komisionin e Venecias dhe atje do të vlerësohet. Duhet të jemi fleksibel dhe mos ta shkatërrojmë të ardhmen. Më vjen keq për opozitën që po mbjell nacionalizëm. Ne nuk dëshirojmë të ndajmë qytetarët në përqindje, neve nuk na duhet ajo. Qytetarët tonë janë të barabartë dhe të gjithë njësoj”- tha kryeministri maqedonas Zaev.

Zaev është treguar optimist për miratimin e shpejtë në parlamentin grek të marrëveshjes së Prespës. “Nuk mund që të mos kem besim tek kolegu im i dashur Aleksis Cipras. Ne kemi vënë firmat tona. Hapi i parë ishte tek ne. Arritëm ne, besoj që do të arrijnë edhe ata. Me Ciprasin jam dëgjuar menjëherë pas votimit në parlamentin tonë, ishte i pari që mu lajmërua më uroi dhe tha se tani radha është e imja”- tha Zaev.

Në lidhje me përgjegjësitë shteterore për ikjen e paraardhësit të tij, Nikola Gruevski, nga Maqedonia, ai tha se fillimisht duhet të mbarojë hetimi, më pas dalin përgjegjësit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...