Rasti “Treqind”, më 12 mars gjykimi do të fillojë nga fillimi

Maqedonia

Rasti “Treqind”, më 12 mars gjykimi do të fillojë nga fillimi

Më: 24 janar 2019 Në ora: 09:53
Gjoko Popovski

Më 12 mars në orën 10:00 në Gjykatën Penale, gjykimi për rastin e PSP-së “Treqind” do të fillojë nga fillimi, në të cilën akuzohet ish-ndihmës ministri për Punë të Brendshme, Gjoko Popovski për keqpërdorimin e detyrës zyrtare për blerjen e 300 veturave (Shkoda) për nevojat e MPB-së.

Gjykata Penale në Shkup e ka shfuqizuar aktgjykimin e gjyqtares Dobrila Kacarska, e cila e dënoi Popovskin me dënim me burg prej 9 vjetësh. Pas vendimit të gjykatës së shkallës së dytë, Popovski ishte dërguar në burgun e “Idrizovës”, sepse iu caktua masa e paraburgimit.

Sipas akuzës së PSP-së, Popovski nuk i ka respektuar rregullat ligjore për blerjen publike dhe e ka dëmtuar buxhetin me 453.570 euro. Ai deklaroi se nuk është fajtor për barrën për të cilën iu është ngarkuar. Në fjalët përfundimtare Popovski tha se ai është ballafaquar me presione dhe kërcënime të forta gjatë rrjedhjes së procedurës gjyqësore, por nuk tregon se nga kush dhe se ngjarja ka ndikuar seriozisht në shëndetin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat