Gjykata e Lartë e Maqedonisë do të debatojë për zbatimin e drejtë të Ligjit për PSP-në - Bota Sot
Gjykata e Lartë e Maqedonisë do të debatojë për zbatimin e drejtë të Ligjit për PSP-në

Maqedonia

Gjykata e Lartë e Maqedonisë do të debatojë për zbatimin e drejtë të Ligjit për PSP-në

Më: 24 janar 2019 Në ora: 10:53
Ilustrim

Një pjesë e avokatëve e të akuzuarve në lëndët e PSP-së nëpërmes një iniciative kërkojnë nga Gjykata e Lartë mendim të parimit ligjor për rastet e PSP-së, gjegjësisht mendim për zbatimin e drejtë të ligjit për PSP-në. Dy nga iniciativat është vendosur në rend të ditës në seancën e përgjithshme të gjykatës më të lartë të caktuar më 30 janar.

“E njoftojmë opinionin se në përputhje me nenin 6 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjyqtarë, Gjykata e Lartë e republikës së Maqedonisë në mes tjerash, e ka për obligim që në seancën e përgjithshme ta rishikoj iniciativën e avokatëve për konfirmimin e e zbatimit të drejtë të ligjit. Gjykata e Lartë e Republikës së Maqedonisë do të mbajë seancën e përgjithshme më 30.01.219. Në mes tjerash në rendin e ditës është vendosur pika për rishikimin e iniciativës së avokatëve Boro Tasevski dhe Elenko Millanov për marrjen e mendimit të caktuar ligjor për zbatimin e drejtë të ligjit”, thuhet në deklaratën e Gjykatës së Lartë.

Avokatët kanë ngritur iniciativë në lidhje me çështjen nëse Prokuroria Speciale Publike mund të hap hetime dhe të ngrit akuza, për shkak se sipas nenit 22 të PSP-së është caktuar se prokurori publik i cili udhëheq me Prokurorinë Publike, mund të ngrit akuza ose të urdhëroj ndërprerjen e procedurës në periudhë jo më shumë se 18 muaj nga dita e marrjes së lëndës në shqyrtim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...