Regjistrohet një i sëmurë me epideminë e fruthit në Tetovë

Maqedonia

Regjistrohet një i sëmurë me epideminë e fruthit në Tetovë

Më: 24 janar 2019 Në ora: 11:55
Foto Ilustrim

Punëtori shëndetësor nga rrethina e Tetovës i cili punon në Shkup është personi i parë nga Tetova që është regjistruar me sëmundjen fruthit, informojnë nga Qendra për Shëndet Publik – Tetovë.

Sipas të dhënave të tyre, rasti është regjistruar të premten e kaluar, ndërsa personi ndodhet në kurim shtëpiak, përcjell Telegrafi.

Nga Qendra thonë se në rrjedhë janë kontrollet e gjitha pikave vaksinuese në Tetovë nën kompetenca të tyre, me qëllim që të konfirmojnë personat e vaksinuar dhe pavaksinuar me MPR, për parandalimin e fruthit.

Qendra për Shëndet Publik në Tetovë informoi se raporti i plotë për vaksinat kundër fruthit do të jetë i gatshëm javën e ardhshme. Sipas të dhënave të para numri më i madh i personave të pavaksinuar, para se gjithash fëmijëve, janë nga qyteti i Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat