Zv kryeministri Bujar Osmani sot qëndron në Kosovë

Maqedonia

Zv kryeministri Bujar Osmani sot qëndron në Kosovë

Më: 24 janar 2019 Në ora: 12:04
Bujar Osmani

Zëvëndëskryeministri Maqedonisë, Bujar Osmani, do të qëndroj në vizitë pune njëditore në Republikën e Kosovës, ku do të realizoj takim me Zëvendëskryetarin e Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, Ministren për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, si dhe Shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përfaqësuese speciale e BE-së, Natalija Apostollova.

Në takimet do të hapen çështjet për progresin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, iniciativat rajonale për bashkëpunim, rrjedhën e implementimit të projekteve për bashkëpunim ndërkufitar, si dhe perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat