Nga nesër Maqedonia do të përfshihet sërish nga një valë e re e të ftohtit dhe lagështie, e cila do të mundësoj reshje të dëborës, kurse në pjesën juglindore të vendit pritet të ketë reshje të shiu.
“Në shumë vende do të ketë reshje të borës, shtresat e dëborës në male do të arrijnë deri në 50 centimetra, ndërsa në vendet më të ulëta nga 10 deri në 20 centimetra”, thonë nga Enti hidrometeorologjik.
Përndryshe, moti sot është i ndryshueshëm. Deri në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë kryesisht reshje të dëborës. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri në 13 gradë.