Maleski: Nuk jam kandidat për president, mos bëni manipulime me emrin tim

Maqedonia

Maleski: Nuk jam kandidat për president, mos bëni manipulime me emrin tim

Më: 24 janar 2019 Në ora: 15:01
Denko Maleski

Denko Maleski, ish diplomati dhe profesor universitar, përmes një artikulli autorial me titull "Nuk jam kandidat për president", ka apeluar deri te mediat në Maqedoni që të mos përdoret më emri i tij në opinion sepse po bëhet mjet i manipulimit.

Ai shprehet se nuk ka asnjë lloj komunikimi me partitë dhe me një ndjenjë jo të hijshme po manipulohet emri i tij. 

"Në mungesë të çdo lloj komunikimi me partitë, dhe me një ndjenjë jo të hijshme po bëhem mjet i manipulimit, kujtoj që nuk jam kandidat për president dhe kërkoj që emri im menjëherë të ndalohet të përdoret në kontekst të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale", ka shkruar profesori universitar, Denko Maleski në artikullin e tij për "Plusinfo".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat