Zaev në takim me Han dhe Stoltenberg: Është koha për reforma

Maqedonia

Zaev në takim me Han dhe Stoltenberg: Është koha për reforma

Nga: Z.M Më: 24 janar 2019 Në ora: 15:09
Zaev në takim me Han dhe Stoltenberg

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev së bashku së bashku me kabinetin qeveritar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës është takuar edhe me komisarin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Han dhe me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Nga Qeveria e Shkupit informojnë se në takim me eurokomisarin Han është konstatuar se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës po zhvillohet sipas asaj që është planifikuat dhe se tani është koha që i gjithë mundi i proceseve politike në Republikën e Maqedonisë të fokusohet në implementimin e theksuar të reformave, që të mundësohet fillim i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

“Në bisedë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg edhe njëherë janë afirmuar porositë për përkrahje dhe inkurajim që edhe më tej arrijnë nga NATO, të finalizohet zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, si dhe pritja në fillimin e ratifikimit të protokollit për anëtarësim. Kryeministri potencoi se vendi ynë është krejtësisht i përgatitur për atë akt të rëndësishëm, si një nga dy prioritetet më të mëdha të Republikës së Maqedonisë në planin ndërkombëtar në vitin 2019”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Maqedonisë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat