PTHP: Një inspektor i tatimeve dhe dy persona tjerë akuzohen për marrje ryshfeti

Maqedonia

PTHP: Një inspektor i tatimeve dhe dy persona tjerë akuzohen për marrje ryshfeti

Më: 24 janar 2019 Në ora: 15:11
Foto Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur akuza ndaj një inspektorit të tatimeve dhe dy personave tjerë për shkakt të marrjes së ryshfetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“I akuzuari i parë akuzohet se si person zyrtar, inspektor në Drejtorin për të Ardhura Publike në kuadër të Ministrisë së Financave, drejtoria rajonale Shkup, tërthorazi nëpërmjet dy personave tjerë të akuzuar, ka kërkuar mjete financiare në shumë prej 5.000 euro nga një e punësuar. Pastaj paratë personalisht i ka pranuar që të mos kryejë veprimtari zyrtare çka është dashur patjetër ta bëjë, gjegjësisht të bëjë kontrolle në mënyrë detaje në subjektin e tatimit në lidhje me obligimet e pagesave tatimore”, deklarojnë nga Prokuroria Publike.

Pas kryerjes së veprës penale, me vetëdije u ka ndihmuar dy të akuzuarve, pronarët e zyrës së kontabilitetit nga Shkupi, duke dhënë këshilla dhe instruksione, si dhe kanë ndërmjetësuar drejtpërdrejt në komunikimin me të dëmtuarën me të cilën ishin njohur më herët.

Më 5.11.2018, të akuzuarit organizuan një takim në një objekt hotelerik, të cilin e dëmtuara të akuzuarit të parë i ka dhënë një shumë prej 5.000 euro. I akuzuari i ka futur parat në xhep dhe pas intervenimit të policisë ato janë kapur kur kanë lëshuar objektin”, thonë nga Prokuroria.

Me propozim të prokurorit publik, të akuzuarit të parë pas arrestimit të tij, iu është caktuar masa e burgut shtëpiak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat