Këshilli i Evropës konfirmoi se është kërkuar mendim për Ligjin për përdorimin e gjuhëve - Bota Sot
Këshilli i Evropës konfirmoi se është kërkuar mendim për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Maqedonia

Këshilli i Evropës konfirmoi se është kërkuar mendim për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Më: 24 janar 2019 Në ora: 15:20
Këshilli i Evropës

Nga Këshilli i Evropës konfirmojnë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka kërkuar mendime nga Komisioni i Venecias për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, por nuk japin komente.

Sekretariati i Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Strasburg konfirmoi se është marrë Ligji për përdorimin e gjuhëve, por nuk duan që të komentojnë para se ai të shqyrtohet nga ekspertët e tij, respektivisht para  përpilimit të mendimit.

Nga Këshilli i Evropës, gjithashtu, nuk duan që të komentojnë as për atë se “Komisioni i Venecias i ka dërguar letër Kabinetit të nënkryeministrit për Eurointegrime, Bujar Osmanit dhe të kryeministrit Zoran Zaev ku citohet se nuk lejohet presion qeveritar i çfarëdo lloji ndaj përfaqësuesit kombëtar të trupit “, siç konfirmon profesoresha Tatjana Karakamisheva, e cila është anëtare aktuale e Komisionit në emrin e vendit tonë.

Ekspertët kombëtarë në Komisionin e Venecias, në radhët e tyre kanë edhe juristë të Këshillit të Evropës dhe të Sekretariatit të Komisionit të Venecias gjatë analizimit të  teksteve ligjore apo teksteve kushtetuese, të cilat i jepen në shqyrtim, në bazë të së cilave Komisioni jep mendimin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...