Kanditati i VMRO-së ua zgjat dorën shqiptarëve, i fton ta votojnë

Maqedonia

Kanditati i VMRO-së ua zgjat dorën shqiptarëve, i fton ta votojnë

Nga: Z.M Më: 24 janar 2019 Në ora: 15:36
Vllatko Gjorçev

Kanditati i parë që ka shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni është Vllatko Gjorçev, deputet aktual i VMRO DPMNE-së.

Por pas shpalljes së kanditaturës ai para mediave ka shprehur gatshmërinë për tua zgjatur dorën shqiptarëve dhe për t’i kërkuar votat e tyre, pasi mendon se zhgënjimi nga kjo qeveri është nga të dy nacionalitetet.

"Nga ana ime dera është e hapur, dora është e zgjatur. Ejani të gjithë së bashku të fitojmë që Maqedonia të bëhet më e bukur, më e mirë dhe më e suksesshme. Dëshpërimi është i madh tek qytetarët, premtimet nuk janë përmbushur, shqiptarët ndjehet të zgjënjyer. Këtë e vërteton ekzodi që po ndodh në rajonet shqiptare”, tha Gjorçev.

Kujtojmë se Gjorçevnë opinion shqiptar njihet si njëri ndër eksponentët e protestave kundër Fakultetit të Pedagogjisë në gjuhën shqipe./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat