Kërkohet nga Kuvendi që të caktojë seancë urgjente në lidhje me ndotjen e ajrit në Maqedoni

Maqedonia

Kërkohet nga Kuvendi që të caktojë seancë urgjente në lidhje me ndotjen e ajrit në Maqedoni

Më: 24 janar 2019 Në ora: 16:17
Foto Ilustrim

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sa më parë të caktojë seancë në rend dite në të cilën do të jenë pika me rekomandime dhe masa për uljen e ndotjes së ajrit, të cilat janë miratuar nga Komisioni për Transport dhe Lidhje në dhjetor të vitit të kaluar.

Anëtarët e Komisionit pas iniciativës nga deputetja e RDM-së Liljana Popovski, mbështetën njëzëri kërkesën dhe ftuan Xhaferin të caktojë seancë sa më parë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetarja e Komisionit dhe deputete e OBRM-PDUKM-së Liljana Zaturoska, tha se raportet nga diskutimi publik janë dërguar tek kryetari i Kuvendit dhe gjitha subjektet që kanë marrë pjesë në diskutim dhe një pjesë prej tyre tanimë kanë dërguar mendim.

Edhe Bllagoja Despotovski kërkoi që urgjentisht të caktohet seanca dhe nëse ka nevojë vetëm me një pikë në rend dite, pasi siç tha, bëhet fjalë për çështje serioze e cila nuk është partiake dhe i prek të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat