Komisioni për transport: Kuvendi sa më shpejt të cakton seancë për ndojten e ajrit

Maqedonia

Komisioni për transport: Kuvendi sa më shpejt të cakton seancë për ndojten e ajrit

Më: 24 janar 2019 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi duhet që sa më shpejtë ta caktojë seancë, ku në rend dite si pikë do të jenë të vendosur konkludimet me rekomandime dhe masa për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, të miratuara në debat publik në Komisionin për transport dhe lidhje në dhjetor të vitit të kaluar.

Konkludim të tillë të enjten njëzëri morën anëtarët e Komisionit për transport dhe lidhje, me iniciativë të deputetes së PDM-së, Liljana Popovska, e cila kërkoi përgjigje ku, si tha, “janë fundosur konkludimet e miratuara” dhe pse nuk u caktua seancë ku duhej të votohen dhe sipas tyre të veprohet.

Edhe kryetarja e Komisionit dhe deputete e VMRO-DPMNE-së, Liljana Zaturovska tha se raportet nga debati publik janë dërguar deri te kryetari i Kuvendit dhe të gjithë subjektet të cilët kanë marrë pjesë në debat dhe se një pjesë e tyre veçmë kanë dërguar mendim. Në pajtim me vendimin e sotëm të Komisionit, sërish do të dërgohet konkludim që të caktohet sa më shpejtë seancë./Botasot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat