Analisti Klekovski: Pushteti legjitimohet vetëm nëse shkon në zgjedhje dhe i fiton ato

Maqedonia

Analisti Klekovski: Pushteti legjitimohet vetëm nëse shkon në zgjedhje dhe i fiton ato

Më: 24 janar 2019 Në ora: 18:17
Sasho Klekovski

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni do të mbahen në pranverë. Njohësit e çështjeve politike thonë se zgjedhjet janë humbje kohe, por rreziku i dështimit të zgjedhjeve presidenciale, por edhe konfirmimi i legjitimimit pas Marrëveshjes për emrin, mund të jetë një nga arsyet që megjithatë në pranverë të ketë zgjedhje të dyfishta. Sasho Klekovski, thotë Qeveria aktuale përballet edhe me kritika tjera.

“Edhe partitë politike, por edhe deputetët që votuan Marrëveshjen e Prespës (Marrëveshja për emrin) nuk kishin legjitimimet që ta bëjnë këtë, pasi nuk ishte paraparë në programet e tyre, pra edhe mund të kontestohet vendimi i tyre. Duke u nisur nga kjo, por edhe premtimi i pushtetit gjatë fushatës se do të ketë drejtësi për të gjithë, por që u komprometua me amnistinë dhe shumë veprime tjera, flet se premtimi nuk është realizuar. Për këtë dy çështje konsiderojë se mund të kërkohet besimi nga elektorati dhe nëse fitojnë në zgjedhje, atëherë këto çështje do të legjitimohen”, thotë Klekovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat