Osmani: Karakamisheva shoviniste, s’mund ta përfaqësojë Maqedoninë në Venedik

Maqedonia

Osmani: Karakamisheva shoviniste, s’mund ta përfaqësojë Maqedoninë në Venedik

Nga: Bota sot Më: 24 janar 2019 Në ora: 19:13
Bujar Osmani

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, e ka quajtur shoviniste profesoreshën maqedonase Tanja Karakamisheva. 

Osmani theksoi se ajo nuk është e denjë për të përfaqësuar Maqedoninë në asnjë institucion ndërkombëtar aq më pak në Komisionin e Venedikut.

“Unë personalisht kam pasur mendim pozitiv sa I takon profesionalizmit juridik të saj por, mendoj që me deklaratat e saja shoviniste kohën e fundit ajo nuk është e denjë të përfaqësojë Maqedoninë në asnjë institucion ndërkombëtar, veçanërisht në Komisionin e Venecias I cili trajton çështje sensitive, e veçanarisht kur atje kemi dërguar dy normat e ligjit për përdorimin e gjuhës sa i takon dygjuhësisë në banknote dhe uniformat e ushtrisë”, ka thënë Osmani./Botasot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat