Bora vështirëson komunikacionin, vendosen ndalesa në disa rrugë në Maqedoni

Maqedonia

Bora vështirëson komunikacionin, vendosen ndalesa në disa rrugë në Maqedoni

Më: 25 janar 2019 Në ora: 08:48
Ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagura dhe në disa rrugë ka mbetje të borës.

Prej orës 07:35 është vendosur ndalesë për lëvizjen e makinave të rënda në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit.

Siç informojnë nga LAMM, për shkak të reshjeve të borës prej mbrëmë është vendosur ndalesë për kamionë në rrugën Dibër – Mavrovë dhe anasjelltas, përmes kalimit në Strazhë.

Ndërsa për shkak të paraqitjes së mjegullës është ulur dukshmëria nga 20 deri 50 metra në Strazhë, nga 50 deri 100 metra në Mavrovë dhe nga 100 deri 150 metra në Pletvar.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat