Cipras e rikujton Partinë komuniste të Greqisë në Luftën qytetare

Maqedonia

Cipras e rikujton Partinë komuniste të Greqisë në Luftën qytetare

Më: 25 janar 2019 Në ora: 09:02
Ilustrim

Kritika të ashpra deri te Partia komuniste e Greqisë, për shkak të pozitës aktuale kundër Marrëveshjes së Prespës ka dërguar kryeministri grek në fjalimin e tij në Parlament dhe ka rikujtuar në historinë e tyre, ka bërë të ditur korrespondentja e M.I.A-s në Athinë.

“Nuk dua as të kthehem në Abetaren sllavomaqedonase që komunistët e ndanin në Tashkent ndaj fëmijëve të luftëtarëve sllavomaqedonas të Armatës demokratike në Greqi. Nuk dua të kthehem në 70 mijë refugjatët nga Lufta qytetare që shteti grek i privoi nga e drejta në vitin 1983 të kthehen në atdheun e tyre. Nuk do të kthehem as edhe në sllavomaqedonasen Irini Gini- Mirka Ginova, gruaja e parë e ekzekutuar në Luftën qytetare, komuniste. Me këto brenga të ndërgjegjes që i keni, të merreni vet. Do të flas politikisht, nuk do të kthehem në historinë e Partisë komuniste në Greqi”, ka porositur Cipras.

Duke folur për pozicionet politike të Partisë komuniste në Greqi, kryeministri grek ka analizuar argumentet e tyre pse ata janë kundër Marrëveshjes së Prespës: e para është NATO, e dyta irredentizmi. Tha se bile edhe të pranojë argumentet e tyre.

“Te themi se do ta pranojë plotësisht analizën e juaj se marrëveshja është e diktuar nga perëndimi, nga imperializmi ndërkombëtar ose nuk di se çfarë tjetër mendoni. Me këtë marrëveshje ndërkombëtare, duke marrë parasysh vullnetin e fqinjëve tanë të hyjnë në NATO, që është çështje e tyre. Si Partia komuniste greke konsideron se shteti grek do të mundej dhe duhej ta njoh këtë vend? Si? Me cilin emër? Si do t’i quajmë këto njerëz që thoni? Na thoni se termi ‘Maqedoni’, vetëm emri i tyre është irredentizëm. Apo unë nuk me kam lexuar mirë Leninin kur kam qenë i vogël apo ju nuk bëni diçka siç duhet”, ka thënë Cipras në fjalimin e tij.

Kryeministri grek, bën të ditur korrespondentja e M.I.A-s në Athinë, në fjalimin e tij 70 minutash të debatit për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, ka drejtuar kritika edhe tek partitë e e tjera të cilët janë kundër Marrëveshjes së Prespës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat