Dy seanca të komisioneve parlamentare në Maqedoni

Maqedonia

Dy seanca të komisioneve parlamentare në Maqedoni

Më: 25 janar 2019 Në ora: 09:48
Kuvendi i Maqedonisë

Komisioni për punë dhe politikë sociale sot do të mbajë dy seanca. Në rend dite të së parës është plani financiar i Agjencisë për Supervizion dhe sigurim pensional me financim kapital për vitin 2019, Propozim-vendimi për miratim të Vendimit për lartësinë e kompensimit mujor që e paguan Agjencia për Supervision të sigurimit pensional me financim kapital nga shoqatat pensionale për vitin 2019.

Anëtarët e Komisionit do t’i shqyrtojnë edhe Propozim-ligjin për praktikë dhe Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit të pagave dhe kompensimeve tjera të personave të zgjedhur dhe emëruar në Republikën e Maqedonisë, të dy pas leximit të parë.

Në seancën e dytë është vendosur Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë në lexim të dytë.

Komisioni për arsim, shencë dhe sport do ta shqyrtojë Statutin e Universitetit “Goçe Dellçev” – Shtip në fazën e parë dhe të dytë dhe Statutin e Universitetin për Shkenca dhe Tknologji Informatike “Shën Apostol Pavle” – Ohër në fazën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat