Maqedoni, shifra marramendëse shpenzohen nëpër bastore, ku mbeti ligji i ri? - Bota Sot
Maqedoni, shifra marramendëse shpenzohen nëpër bastore, ku mbeti ligji i ri?

Maqedonia

Maqedoni, shifra marramendëse shpenzohen nëpër bastore, ku mbeti ligji i ri?

Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:31
Ilustrim

Shifra marramendëse janë zbuluar nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për shpenzimin e qytetarëve të Maqedonisë në bastore. Ata kanë lënë 11 miliardë e 537 milionë e 311 mijë denarë, ndërsa kanë fituar vetëm 8 miliardë e 714 milionë e 531 mijë denarë.  Kështu tregon statistika e cila ka llogaritur periudhën nga 1 janari i vitit 2018 deri më 30 nëntor 2018.

Nga ana tjetër, në emisionin Click Plus deputeti i BDI-së, Alimi pranoi se ekziston mospajtim në mes BDI-së dhe LSDM-së rreth propozim-ligjit për bastet dhe lojërat e fatit. Shfaqi pakënaqësi edhe në adresë të Ministrisë së Financave.

“Ministria e Financave konkretisht ka hartuar dhe propozuar një propozim ligj i cili është në Qeveri, dhe nuk ka marrë dritë jeshile nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Ai propozim ligj jo që e sanksionon largësinë apo rregullon funksionimin e këtyre por i mbush kazinot ekzistuese me aparate shtesë”, tha Ejup Alimi- Deputet nga BDI.

Nga ana tjetër, Dervish Alimi nga Lëvizja Besa tha se me këtë propozim ligj e ri parashikohet vetëm 300 deri më 500 metra largësi nga objektet e interest, dhe këtë sipas tij, Alimi e fsheh.
Xhemal Avdiu nga Lëvizja Anti-Bixhoz tha se nuk pajtohen për tre gjëra në propozim ligjin e dorëzuar.

“E para është distanca e objekteve të lojërave të fatit, kërkesa jonë është tre kilometra larg vendbanimeve, larg shtëpive tona pasi që shtëpitë tona i llogarisim objekte të shenjta dhe nga ajo protestë lindën edhe dy kërkesa tjera. Pesë përqindëshi i fitimit nga lojërat e fatit të destinohen për rinovimin e objekteve në interes publik, shkolla, çerdhe, spitale. Dhe kërkesa e tretë që mendojmë se është shumë me rëndësi, pas dy kërkesave tjera, strategji për arsim dhe edukim të fëmijëve tanë nga pasojat që i sjell bixhozi”, tha Xhemal Avdiu- Lëvizja Anti-Bixhoz.

Ndryshe, qytetarët në organizim të Lëzjes “Anti-Bixhoz”, bashkë me përfaqësues të bashkësive fetare, partive politike dhe shoqërisë civile protestuan në Tetovë më 21 dhjetor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...