Fruthi në Maqedoni mobilizon autoritetet shëndetësore

Maqedonia

Fruthi në Maqedoni mobilizon autoritetet shëndetësore

Nga: Z. M. Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:44
Ilustrim

Rastet e reja me sëmundje të fruthit ka alarmuar insitucionet shëndetësore në Maqedoni. Gjatë këtij vikendi në tre punkte do të punohet edhe në ndërrimet e natës prej orës 19:30 deri 7 e 30, ndërsa gjatë fundjavës do të punohet 24 orë.

“Në këto tre vende do të kryhet kontrolle të fëmijëve, prindërit e të cilëve dyshojnë se mund të jenë sëmurë nga fruthi. Nëse mjekët mendojnë se është e nevojshme, pacientët do t’i dërgojnë edhe në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Apelojmë te të gjithë prindërit, që do të vërejnë ose do të dyshojnë në shenjat e para të sëmundjes, ose kanë temperaturë, t’i dërgojnë te këto punkte. Gjatë ditëve të punës, prindërit duhet që së pari fëmijët t’i dërgojnë te mjeku amë”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë e rikujtojnë opinionin se ende mbetet në fuqi ndalesa për dërgimin e fëmijëve në kopshte të cilët nuk janë vaksinuar. Fëmijët e moshës shkollore janë të detyruar të vaksinohen nëse nuk janë vaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë nga vaksina.  Të gjithë të punësuarit e kujdesit shëndetësor që nuk janë vaksinuar ose nuk janë të sigurt në statusin e vaksinës, ta bëjnë në afat sa më të shkurtër.

Punktet janë të hapura në poliklinikat “Jane Sandaski”, “Bit Pazar” dhe “Gjorçe Petrov”./Botasot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat