Përderisa në Kuvendin grek sot pritet të ratifikohet marrëveshja e Prepës, jashtë Kuvendit edhe sot janë paralajmëruar protesta.
Atmosfera brenda dhe jashtë kuvendit në Athinë ka qenë e tensionuar edhe gjatë ditës së djeshme, policia përdori shkopinj gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Raportohet për disa persona të plagosur dhe disa të arrestuar.
Edhe për sot policia greke ka shtuar masat e sigurisë para objektit të Kuvendit dhe në sheshin sintagma.
Deputetët e Kuvendit të Greqisë janë duke u përgatitur për ta ratifikuar një pakt historik që do t’ia lejojë Maqedonisë ndërrimin e emrit. Ky zhvillim politik ka nxitur kundërshtim nga masa e gjerë në njërën nga kontestet më të ndërlikuara diplomatike në botë. /Botasot/