Sekretari gjeneral i NATO-së, Jens Stoltenberg në twitter po ashtu ka përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Greqi.
“E mirëpres ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin grek. Një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe prosperitetin e tërë rajonit. Me padurim e pres Maqedoninë e Veriut të bëhet anëtare e NATO-s”, ka shkruar Stoltenberg