Junker, Mogerini dhe Han e kanë përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Greqi

Maqedonia

Junker, Mogerini dhe Han e kanë përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Greqi

Më: 25 janar 2019 Në ora: 15:37
Federika Mogerini, Johanes Han, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras

Me deklaratë të përbashkët, kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme, Federika Mogerini dhe eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han e përshëndetën ratifikimin e marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë.

 “Me gëzim e përshëndesim hapin më të ri dhe përfundimtar të ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, me votimin e sotëm në Kuvendin e Greqisë. 

Që nga fillimi Bashkimi Evropian fortë e ka mbështetur marrëveshjen historike të nënshkruar nga kryeministrat Zaev dhe Cipras, në negociatat nën kujdesin e OKB-së. 

Të dy vendet e kanë shfrytëzuar këtë mundësi unikate e cila paraqet shembull për pajtim në Evropë si përgjithësi dhe do të jep nxitje shtesë në perspektivën evropiane në rajon. 

Deri sa me gëzim i presim hapat e radhës procedurale që do të çojnë në zbatimin e plotë të marrëveshjes, me siguri mund të themi se Athina dhe Shkupi nënshkruan faqe të re të së ardhmes tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian”, thuhet në urimin e përbashkët nga Junker, Mogerini dhe Han.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat