Ramadani: Nëse ka ndonjë kandidat shqiptar për president, ai duhet të jetë jopartiak

Maqedonia

Ramadani: Nëse ka ndonjë kandidat shqiptar për president, ai duhet të jetë jopartiak

Më: 25 janar 2019 Në ora: 15:37
Rexhail Ramadani

 Kandidati për president duhet së pari të jetë një kandidat që përfaqëson të gjithë qyetarët e Republikës së Maqedonisë. Ai duhet të perfaqëson unitetin e shtetit dhe interesin e gjithë qytetarëve të shtetit. Në orientim politik ai duhet të jetë demokrat që di të respektoj pluralizmin, diversitetin etnik dhe është garantuesi i mbajtjes së kohezionit brenda shtetit dhe që i shërben shtetit të së drejtës për të gjithë, kështu e sheh profilin e kandidatit që duhet të jetë në institucionin numër një të shtetit, analisti politik Rexhail Ramadani.  

Ai për Zhurnal ka komentuar edhe kandidaturën e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, duke theksuar se i mungojnë shumë gjëra për të qenë president i vendit. 

"Kandidati i VMRO-së Vllatko Gjorçev i mungojnë shumë gjëra për të qenë një president, i mungon kapaciteti intelektual, i mungon formimi njerëzor, i mungon pjekuria, në formimin e tij politik është nacionalist primitiv, është  demagog në karrieren e tij fjalori i tij politik herë herë ka qenë dhe racist e ksonofob, kështu që ai përjashtohet nga çdo mundësi me qenë nje president që i përfaqëson të gjithë qytetarët e këtij shteti", thekson Ramadani. 

Ramadani thotë se votën shqiptare të presidentit e ka manipuluar BDI  në zgjedhjet e kaluara dhe strategjia e saj ishte në shërbim të partnerit të koalicionit pa e parë profilin e kandidatit. 

"Kandidati i zgjedhur ishte presidenti Ivanov haptas u tregua se është nacionalist, pro-lindjes dhe nuk përfaqëson qytetarët tjerë perveç agjendes së VMRO-së. Ndërsa të mos harrojmë se ishim ne shqiptarët qe e legjitimuam presidentin Ivanov kuptohet përmes pazareve që bënë partitë tona politike me të. Në sistemin e tillë politik që egziston të bazuar mbi shumicën ku ekskluziviteti etnik është i garantuar tashmë shqiptareve u ngelet të zgjedhin një kandidat më të favorshëm për to që të paktën nuk i dëmton.  Të tjerat janë gara partiake.  Atëherë kushti i parë për ta pranuar një kandidat për president është të jetë një personalitet i pjekur , demokrat, jo nacionalist dhe që ka trajtim të njejtë ndaj të gjithëve.  Problemi i një kandidati konsensual është garancia dhe zotimi i ofertës publike", potencon Ramadani. 

Ai mes tejrash shprehet se nëse ka ndonjë kandidat shqiptar ai duhet të jetë jo partiak , një figurë e konsoliduar dhe i njohur në opinionin publik me qëndrimet që i shfaq në opinion. 

"Sa do te mundet të gjindet kompromis tek pala tjetër për një figurë të tillë për të qenë president është një pikepyetje. Maqedonia ka dy konceptime politike ai nacionalist i VMRO-së që duhet përjashtuar, konceptimi tjetër qytetar por me një kushtetutë që është ndërtuar mbi frymën e potencimit të ekskluzivitetit etnik le hapsire  për paknaqësi sepse riaktualizohen temat e shumicës dhe pakicës që janë derivatë i një kushtetutë që ngritet mbi parim të ekskluzivitetit etnik", ka përfunduar analisti politik, Rexhail Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat