Timonie: Gjithmonë jemi në anën e Maqedonisë

Maqedonia

Timonie: Gjithmonë jemi në anën e Maqedonisë

Më: 25 janar 2019 Në ora: 16:55
Timonie: Gjithmonë jemi në anën e Maqedonisë

Pjesëmarrja e ekspertëve cilësorë francezë,deputetë në Parlamentin francez, këshilltari i përhershëm francez në Sekretariatin për Çështje Evropiane në seminarin për përgatitje të administratës së Maqedonisë për bisedime me BE-në, është shembull i mirë se si Franca mund t’i ndihmojë Maqedonisë me bashkëpunim konkret, vlerësoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani.

“Ne presim edhe mbështetje politike në këto muaj të rëndësishëm, sepse me gjithë këtë që e bëmë në pjesën e çështjeve politike, vlerësojmë se Maqedonia e meriton shansin që këtë vit të fillojë bisedimet”, tha Osmani.

Ambasadori francez Kristian Timonie tha se punëtoria është shembull konkret i mbështetjes konkrete për procesin eurointergrues të vendit, realizim i dhënë nga presidenti francez Makron.

“Ndoshta jemi partner i cili kërkon shumë, por Franca gjithmonë ishte në anën e Maqedonisë dhe e gatshme që të ndihmojë. Pikërisht këtë e bëjmë sot me organizimin e këtij seminari” ,tha Timonie.

Deputeti në Parlamentin francez dhe nënkryetar i  Komisionit për punë të jashtme Zhak Mer, i cili së bashku me kolegen e tij Liljana Tangi ishte pjesë e punëtorisë së titulluar “Grupi i punës administrativ dhe ministror koordinues dhe negociatat evropiane: receta për sukses”, tha se dëshirojnë që Maqedonia t’i fillojë bisedimet sa më shpejtë.

“Ne dëshirojmë që qytetarët e Maqedonisë do të bëjnë përpjekje të madhe dhe të jenë sa më të përgatitur që t’i fillojnë bisedimet sa më shpejtë që është e mundur. Tani jemi në vazhdim të fushatës për zgjedhjet evropiane, fushata të cilat janë shumë të ashpra dhe nacionaliste, me numër të madh të gënjeshtrave, lajmeve të rreme dhe nuk dëshirojmë që Maqedonia të bëhet peng i asaj fushate. Përndryshe, të gjithë bashkëbiseduesit nga Maqedonia na e thanë gati se të njëjtën, që të mbështesim marrjen e datës gjatë këshillit të ardhshëm të BE-së në muajin qershor dhe ne vetëm do ta transmetojmë këtë porosi deri te presidenti ynë”, tha Mer.

Mer dhe Tangi theksuan se vizita e tyre është me qëllim që ta shfaqin mbështetjen e tyre politike për Maqedoninë dhe mbështetjen e  Kuvendit francez për Kuvendin e RM-së duke shfaqur besimin se Maqedonia do të përparojë në zbatimin e reformave, por presim dhe kemi besim se edhe Maqedonia dhe vendet e Ballkanit nuk do të japin mospajtime, por se përfundimisht do të mund ta marrin rrugën e vërtetë, gjegjësisht të mobilizohen për çështjet e vërteta.

Tema të seminarit ishin roli i Sekretariatit në procesin e koordinimit, Qendrës për trajnim dhe resurse njerëzore, Digjitalizim dhe transparencë, me pjesëmarrje të gjashtë ekspertëve francezë dhe evropianë. Tri  punëtori të reja në temat e njëjta, nga karakteri teknik, do të mbahen deri në qershor të këtij viti si vazhdimësi e mbështetjes të cilën Franca e jep për administratën e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat